Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 11:09

Ksamil – Monodrama e Mitrush Kutelit “E madhe është gjëma e mëkatit”, u shfaq për herë të parë mbrëmjen e djeshme në qendrën kulturore “Dea” në qytezën e Ksamilit, në jug të vendit.

Një interpretim virtuoz i aktorit korçar, Ligoraq Riza i ka bërë artdashësit t’a përjetojnë me emocion të veçantë këtë pjesë, e cila përcjell mesazhin e dënimit të mëkateve nga Zoti me dënimin më të rëndë – atë të pavdekësisë.

Monodrama trajton jetën dhe dashurinë e Tan Tanushit, e cila fillon në kohët e Ilirisë.

Limoz Dizdari, administratori i qendrës kulturore “Dea”, tha për ATSH-në se, “ky aktivitet kulturor do të pasohet nga të tjerë gjatë javëve të ardhshme, duke ofruar bashkë me sezonin veror, edhe jetën artistike në qytezën e dhjetëmijë banorëve, që trefishon vetveten në çdo tur pushimesh”.