Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 16:31

Prishtinë – Në teatrin Kombëtar të Kosovës, u mbajt takimi ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të kulturës Memli Krasniqi me punëtorët e kulturës dhe artistë të shumtë, ku u bisedua për marrëveshjen e nënshkruar mes këtyre dy palëve.

Kryeministri Thaçi, marrëveshjen e nënshkruar e vlerësoi pozitivisht dhe deklaroi se kjo marrëveshje do të ndikojë në të mirë të vendit.

Ndërkaq ministri Memli Krasniqi, vlerësoi se me këtë marrëveshje do të zvogëlohen brengat e krijuesve, të cilët kishin angazhim jo me pagë, por me kontratë mbi vepër dhe tash do të zëvendësohen me kontratë të rregullt të punës dhe kjo nuk do të mbarojë këtu.

Kjo marrëveshje e shumë pritur nga artistët e krijues, hapë rrugën e legalizimit të vendeve të punës dhe statusit juridik dhe financiar të tyre.