Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 15:19

Prishtinë – Vepra e të ndjerit Tafil Kelmendi është kontribut i madh dhe i rëndësishëm për thellimin e njohurive albanologjike dhe se do të ishte mëkat i pafalshëm që një vepër e tillë të mbetet në fondin e dorëshkrimeve.
Kështu u tha me rastin e përurimit të veprës së prof. Dr. Tafil Kelmendi, “Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe”.

Kjo vepër është punim përshkrues i përdorimit dhe i vlerave të trajtave paskajore e të ndërtimeve të tyre në gjuhën popullore, në bazë të materialeve folklorike, prozë e poezi.
Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik, tha se vepra e të ndjerit Kelmendi është kontribut i madh dhe i rëndësishëm për thellimin e njohurive albanologjike dhe se do të ishte mëkat i pafalshëm që një vepër e tillë të mbetet në fondin e dorëshkrimeve.
Ndërsa, Emin Kabashi, nga Instituti Albanologjik, tha se i ndjeri Kelmendi meriton respekt nga të gjithë, po ashtu edhe nga institucionet gjegjëse universitare, pasi që kjo vepër ka plotësuar të gjitha kriteret.
Botimin e këtij libri e mbështeti Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.