Prishtinë – Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon për herë të dytë festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që do të mbahet sot dhe nesër në Prizren.
Festivali mbahet në patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në Festival marrin pjesë poetë nga Republika e Shqipërisë, nga Republika e Kosovës, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora, njoftojnë mediat kosovare duke iu referuar Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, përmes një komunikate, të nënshkruar nga kryetari i saj, Adem Demaçi.
Sipas njoftimit, në këtë manifestim dyditor do të zhvillohen veprimtari të pasura poetike.