|
|
e Mërkurë, 11 Korrik 2012 18:03 Korçë – Pas skandalit të vjedhjes së 61 veprave të artit, 27 prej të cilave të piktorit Vangjush Mio, në qytetin e Korcës, policia bën me dije se gjatë kontrollit të banesës së ish-përgjegjësit të arkivave, Sotiraq Xega janë gjetur 1 mijë piktura.
Burime policore bëjnë me dije se kanë marrë në ruatje pikturat, të cilat do të dërgohen ditën e nesërme në komision për verifikim. Ndërkohë, nga hetimet e deritanishme ende nuk dihet nëse pikturat e gjetura në banesën e Sotiraq Xegës, janë pikturat që i përkasin Galerisë së Arteve, apo jane të vetë Xegës.
Kontrolli në banesen e ish-përgjegjësit të galerisë u krye pas skandalit të vjedhjes së 61 veprave te artit, 27 prej të cilave i përkasin piktorit të popullit Vangjush Mio. Policia ka ushtruar kontroll për gjetjen e pikturave te vjedhura edhe në banesën e përgjegjësit aktual të Galerisë së Arteve ‘Guri Madhi’, por nuk është gjetur asnjë pikturë.
Pas përfundimit të inventarit në fondin e Galerisë së Arteve, ‘Guri Madhi’ në Korcë, në lidhje me skandalin e vjedhjes së 61 veprave të artit, 27 prej të cilave të piktorit Vangjush Mio, ka ardhur dhe reagimi i parë i Drejtorit të Qendrës Kulturore ‘Vangjush Mio’. Sipas kreut të këtij institucioni, Vladimir Topi, konfirmohet mungesa e veprave në këtë galeri, ndërsa ngarkohet me përgjegjësi për skandalin, ish-përgjegjësi i arkivave, Sotiraq Xega, pasi ky i fundit kka refuzuar të bëjë dorëzimet e inventarit të Galerisë së Arteve dhe nuk ka vënë në dispozicion të komisionit kartelat e regjistrimit të veprave. (LajmeShqip.com)