Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 12:24

Gjëja kryesore që e kuptojnë aktivistët në filmin “Suffragette” të Sarah Gavronit është problemi me publicitetin: politikanët i injorojnë kërkesat e tyre dhe gazetat shumë pak raportojnë për aksionet që ndërmarrin.

Bomba në shtëpinë e ministrit paraqitet vetëm në një shtyllë në faqen e gazetës. Prandaj personazhi që luhet nga Helena Bonham Carter, Edith, vendos që të provojë një tjetër medium.

“Ne do të ngremë flamurin tonë para kamerës së botës”, thotë ajo, pasi që krijon një plan që të dalin e të protestojnë përgjatë një ngjarjeje të madhe sportive – derbit Epsom të vitit 1913. Ato ishin të bindura se duke ndërprerë një ngjarje ku mendoj se do të kishte jo pak kamera, do ta gjenin audiencën. Gratë e klasës punëtore në shënjestër të tyre.

Ashtu siç e dinë shumë njerëz, kjo nuk ndodhi. Por prapë të gjithë ata që duan t’i shohin në aksion suffragettes (gratë që me protesta kërkuan të drejtën për votë), inatin dhe pankartat e tyre mund t’i gjejnë në incizimet e viteve ‘30. Një pako e re e filmave është përpiluar nga BFI (British Film Institute) dhe është lansuar gjatë muajit tetor duke sjellë një pjesë të kësaj historie. “Make More Noise! Suffragettes in Silent Film” është një prej tyre.

Kjo pako sjell filma fiktivë dhe kronika prej vitit 1899 deri më 1917, teksa dokumentojnë vështirësitë e këtyre grave në luftën për të drejtat e barabarta dhe duke sjellë një informacion se çfarë kanë përjetuar stërgjyshet tona. “Make More Noise!” na shpalos se beteja për barazi u zhvillua jo vetëm në rrugë, por edhe në shtëpitë private dhe po ashtu në ekrane të kinemasë.