|
|
e Shtunë, 19 Maj 2012 14:50 Tiranë – Libra të rinj të autorëve shqiptarë janë botuar këtë javë, duke iu shtuar stendave të librarive në kryeqytet.
“Takohemi pas shiut” nga Mihallaq Qilleri. Janë 120 poezi, të sjella nga autori në një vëllim, i cili vjen pas përvojës së Qillerit në romane, tregime e novela si edhe drama. “Takohemi pas shiut” është vëllimi me poezi i Mihallaq Qillerit, pjesë e kolanës “EQUINOX” që shtëpia botuese “Ombra GVG” ia dedikon poezisë bashkëkohore shqipe. Libri kushton 600 lekë.
“Qind për qind jam gjallë” nga Sefer Pasha. Libri i Pashës “i kushtohet intelektualit të Kosovës, Ukshin Hoti. Ky është vëllimi i tretë i autorit për këtë kolos të madh. E gjithë vepra nga rreshti i parë e gjer tek i fundit ngjiz e qëmton me sharm odën në Krushën e Madhe ku lindi Ukshin Hoti, rudinat ku hodhi çapat e parë, udhët, rrëketë, krojet, përrenjtë, Drinin e Bardhë, shkollën e fshatit, xhamitë e kuvendet e burrave ku ai thithi qokat qibare, bëmat, baladat e legjendat e lëvruara gojarisht për Kosovën e Shqipërinë.
Libri është botuar nga shtëpia botuese “AlbPaper” dhe kushton 1000 lekë. (LajmeShqip.com)