|
|
e Premte, 24 Gusht 2012 18:25 Tiranë – Ismail Kadare është renditur i katërti në listën e kandidatëve të mundshëm për të marrë Nobelin në Letërsi këtë vit. Në fakt, gara është shumë e fortë.
Listën e autorëve e kryeson shkrimtari japonez Haruki Murakami. Britanikja “Guardian” vë në dukje se shkrimtari japonez është një nga kandidatët e denjë për të fituar këtë çmim këtë vit.
Në fillim të vitit, kreu i Akademisë Suedeze, Peter Englund, zbuloi se 46 nga 210 autorët të dominuar për Nobelin në Letërsi, janë zgjedhur për herë të parë. Këta kandidatë janë përzjedhur nga një grup anëtarësh të Akademisë Suedeze, por edhe nga figura të letërsisë botërore.
Në vend të dytë pozicionohen autori kinez Mo Yan dhe shkrimtari holandez Cees Nooteboom dhe pastaj vjen Ismail Kadare. Urojmë që shkrimtari ynë i madh të jetë fituesi i Nobelit të Letërsisë 2012 që këtë vit përkon dhe me 100-vjetorin e Pavarësisë. (LajmeShqip.com)