Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 13:30

Elbasan – Pas gjashtë muaj pa teatër, qyteti i Elbasanit do të ketë sërish tempullin e artit, i cili u shkrumbua ditën e 4 gushtit të vitit 2011 nga një zjarr aksidental.

Në këtë inaugurim kanë marrë pjesë personalitete të shquara të artit, intelektualë të qytetit e me gjërë, Ministri i Kulturës Aldo Bumçi, kreu i shoqërisë së sigurimeve “Sigal”, Avni Ponari dhe qytetarë e artdashës.

Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini u shpreh gjatë fjalës së tij se teatrin e kemi sërish pavarësisht gojëve të liga që nuk besonin në rikonstruksionin e tij. Madje Sejdini nderoi më certifikatë mirënjohje, kreun e shoqërisë së sigurimeve ‚‘’Sigal“ Avni Ponarin, për kontributin që i ka dhënë në rikonstruksionin e Skampës.

Drejtori i shoqërisë, ”Sigal“ ku Teatri ishe siguruar prej disa vitesh, Avni Ponari thotë që ndihet krenar që i ka dhëne jetë “La Skalës“ shqiptare duke i dhenë atë krenari të humbur nga flakët e zjarrit aksidental.

Me rastin e rivitalizimit të skenës së Teatrit “ Skampa”, bashkia e Elbasanit kishte përgatitur një dokumentar që përfshinte lindjen e teatrit.