Lajme Shqip e Shtunë, 30 Qershor 2012 21:27

Mitrovicë – Drejtues të Komunës së Mitrovicës, përfaqësues të shoqatave të luftës së UÇK-së dhe mysafirë të shumtë morën pjesë të shtunën në zbulimin e bustit të heroit, Mehë Uka, në oborrin e shkollës me të njëjtin emër në fshatin Bajgorë. Folësit vlerësuan lartë veprën dhe jetën e Mehë Ukës, i cili para pak ditësh është shpallur hero i Kosovës nga presidentja e vendit.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se është krenari për të gjithë ata që mund ta nderojnë njërin prej djemëve mitrovicas që u bë figurë e shquar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai nuk pranoi të jetonte në një kohë të paemër, prandaj i dha emër kohës së tij, duke iu bashkangjitur listës së gjatë të dëshmorëve, të cilët po e shkruanin historinë me gjakun e tyre”, ka thënë Kastrati. (LajmeShqip.com)