Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 15:24

Në mes të ndryshimeve të fundit rreth frikës dhe keqkuptimeve rreth islamit, vjen një histori pak e njohur se si shqiptarët myslimanë kanë rrezikuar jetët e tyre për të strehuar dhe shpëtuar me qindra hebrenj gjatë Holokaustit, para shtatë dekadave.

Kjo pjesë e historisë rrëfehet përmes imazheve fotografike që i ka realizuar fotografi amerikan Norman Gershman, të cilat i ka përmbledhur në një ekspozitë, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e winnipegfreepress, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Populli shqiptar është jashtëzakonisht unik”, ka thënë Gershman, portretet e të cilit të realizuara vite më parë janë ekspozuar në “Mennonite Heritage Centre Gallery” në Kanada. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më datën 14 të këtij muaji.

“Ata nuk kanë paragjykime karshi feve dhe kulturave tjera”, ka thënë Gershman. Mosparagjykimet, të kombinuara me një dozë të nderit karshi njerëzve të tjerë – e që quhet besa- ka bërë që shqiptarët të shpëtojnë rreth 2 mijë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Besë do të thotë të mbash premtimin dhe konsiderohet si kodi etik më i madh në këtë vend.

Belle Jarniewski, e cila organizoi këtë ekspozitë ka thënë se këto fotografi shpalosin historinë se si myslimanët i kanë marrë hebrenjtë në shtëpitë e tyre dhe i kanë trajtuar si pjesë të familjes, duke u siguruar dokumente të rreme.

“Ishte mbrojtja e myslimanëve që i ka mbajtur gjallë këta njerëz”, ka thënë Jarniewski kur ka folur për historitë prapa fotografive.

“Kjo na tregon se hebrenjtë dhe myslimanët e kanë zbuluar se kanë shumë të përbashkëta”, ka shtuar ajo.

Në vazhdën e aktiviteteve që do të zënë vend në këtë galeri lidhen komunitetin e myslimanëve dhe hebrenjve. Një tjetër projekt është dokumentari 75 minutësh i titulluar “Besa: The Promise”, i cili flet për punën e Gershman dhe lidhjen me Rexhep Hoxhën, një shqiptar mysliman babai i të cilit strehoi një familje hebraike. Dokumentari po ashtu do të shfaqet në vende të tjera. Më pas studentët e universiteteve do të kenë mundësi që ta shohin filmin dhe të bëhen pjesë e diskutimeve. Filmbërësja Nilufer Rahman do të jetë aty për të udhëhequr diskutimin

“Kjo histori më kujton se aktet e heroizmit, mirësitë e vogla dhe gjithçka mes tyre janë rreth nesh”, ka thënë Rahman, e cila ka treguar se nuk kishte dëgjuar më parë për këto akte humane para se të shihte filmin.