Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 16:09

Prishtinë – Në Prishtinë u hap panairi tradicional i librit Prishtina 2012. Rreth 80 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do të mbajnë të hapura për një javë rreshtë tendat me libra.

Kryetari i shoqatës së botueseve në Kosovë Daut Demaku tha se këtë vit prezantohen rreth 1600 tituj librash të rinj. Ndër risitë e panairit, për herë të parë në panairin e Prishtinës vjen shtëpia botuese Saras nga Shqipëria.
 
“Ftesën për të marrë pjesë e pritëm me interes sepse si shtëpi e re botuese kemi marë pjesë vetëm në panairin e librit në Tiranë vitin e shkuar. Jemi një shtëpi botuese e re, jemi pjesë e kompanisë mediatike Top Media dhe sapo kemi filluar të botojmë titujt e parë”, tha Bajram Peci, shtëpia botuese “Saras”.
 
“Saras”  i prezantohet lexuesit kosovar me dy tituj ambicioze: “Publikja Shqiptare” një përmbledhje me 12 ese kritike kushtuar cështjes kombëtare, të shkruara nga 12 personalitete të kulturës dhe të mendimit mbarëshqiptar. Si dhe  me romanin “Shitësit e Apokalipsit” të autorit Gazmend Krasniqi, ku në një rrefim në të cilin shkrimtari eksperimenton me kohën, takohen hyjnitë e lashtë, shenjtorët dhe personazhe të njohur historike për shqiptarët.
 
“Në vëmendje të shtëpisë botuese “Saras” do të jetë krijimtaria letrate e krijuesve të rinj shqptarë, emra të njohur dhe jo të njohur letësisë shqipe vemënde të vecantë do tu kushtojmë librit histoik në kuadrë të 100 vjeteorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ne do të kemi parasysh që të bëjmë një paraqitje sa më dnjitoze në këtë gamë” shtoi Bajram Peci, shtëpia botuese “Saras”. Panairi Prishtina 2012 do të jetë i hapur deri më 10 qershor. (LajmeShqip.com)