|
|
e Premte, 17 Shkurt 2012 18:30 Prishtinë – Me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, organizojnë ekspozitën “Shtypi britanik për pavarësinë dhe luftën për liri të Kosovës 1981-2010″.
Beteja e Kosovës për liri dhe pavarësi gjatë dekadave të fundit është dokumentuar mirë nga korrespodentët e mediave britanike.
Për të shënuar rolin e madh që media ka luajtur në evidentimin e vuajtjeve të kosovarëve, në këtë ekspozitë do të prezantohet një pjesë e vogël e arkivit të madh të shtypit britanik, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe.
Materiali është mbledhur nga diplomati dhe hulumtuesi Bejtullah Destani.
Ekspozita, e cila është hapur edhe sot në Prishtinë, është pjesë e programit të organizuar nga Ministria e Kulturës për Ditën e Pavarësisë 2012, përkrahur nga MPJ kosovare.
