|
|
e Martë, 16 Tetor 2012 17:21 Greqi – Dy çmime të para ka marre aktori sarandiot Anastas Nika në festivalin nderkombëtar të monologut antik dhe klasik, organizuar ditët e fundit në Athine, në
sallën e teatrit “Dimiter Bougris”. 
Ai është cilësuar si “Aktori më i mirë i festivalit”, ku morën pjesë aktorë nga Anglia, Italia, Franca, Qipro, SHBA e Greqia.
Aktori Anastas Nika interpretoi monologun e Kreontit, nga tragjedia “Antigoni” e Sofokliut, ndersa pjesemarres te tjere interpretuan monologe nga Sofokliu, Euripidi, Shiler, Bertol Breht, Aristofani, Dino Kubati, Eskili, etj.
Nika u vleresua maksimalisht për interpretimin si aktor, por dhe për regjisurën e monologut te Kreontit. “Ishte nje mbremje e mrekullueshme per mua, pasi për herë të parë interpretoja para publikut grek, por edhe shqiptar, ndërkohë që pata vlerësime nga figura te artit dhe intelektualë të fushave të ndryshme”, tha Nika. (LajmeShqip.com)