Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 10:38

Gjirokastër – Një grup profesorësh nga universitete të njohura të SHBA vizituan dje qytetin e Gjirokastrës, në jug të vendit, pjesë e Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESKO-s.

Vizitorët, pasi kane parë nga afër disa nga objektet me karakteristike dhe të spikatura të qytetit muze, janë shprehur të befasuar dhe se gjatë vizitave të tyre në vende të ndryshme të botës nuk kane ndeshur një qytet të tille kaq interesant.

Auron Tare, iniciator i vizitës së profesorëve amerikanë në qytetin e gurtë, tha se vizita të tilla promovojnë qytetin e Gjirokastrës dhe i shërbejne zhvillimit të turizmit. Sipas Tares, profesoret nga Amerika e vizitojnë për herë të parë Gjirokastrën dhe kur të kthehen në vendin e tyre do të jenë propagandues të vlerave të qytetit tek kolege dhe studentë të tyre.

“Vizita të tilla të personaliteteve të fushes akademike do të organizohen edhe në të ardhmen”, tha Tare.