Lajme Shqip Thursday, 31 October 2013 11:22

Udhëheqësi i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur prezantohet përmes fotove parapublikut serb.

Fotografitë e Marubit për Ismail Qemailin dhe kryengritësit shqiptarë janë prezantuar në Muzeun e Historisë në Beograd në kuadër të ekspozitës “Duke Imagjinuar Ballkanin”, e cila është prezantuar në vende të ndryshme.

Përmes fotove të kësaj ekspozite poashtu tregohet jeta në vende të ndryshme, kafene, përmes figurave historike dhe deri te jeta kulturore dhe dasmat në të gjitha shtetet.
Ekspozita tenton të tregojë ngjashmëritë dhe perceptimin që ka pasur në shekullin e 19 dhe fillim të shekullit 20 mes popujve të Ballkanit.

Katarina Mitrovic, një nga kuratoret thotë se është hera e parë që një muzetë kombëtarë të historisë arrin që të ftojnë tjetrin në paraqitjen e historisë së tyre.

“Kjo ekspozitë tregon se mund të hapen shumë tema dhe se ato që janë mund të thellohen edhe më tej”, deklaron Mitrovic. Ajo thotë se ngjashmëritë janë të mëdha, por nganjëherë ato nuk janë paraqitur aq shumë.
“Sa i përket kulturës bashkëkohore, ajo është gjë tjetër pasi është e ndryshueshme dhe në të mund të ndikohet. Nuk është si e kaluara dhe nuk është aq e ngurtë. Ta zëmë se përmes muzikës i gjithë rajoni ynë për të tjerët perceptohet si një territor i ngjashëm dhe jo si hapësirë e konflikteve të përhershme”, nënvizon Mitrovic.
Ekspozita është organizuar përmes UNESCO-s dhe do të shfaqet në shtete të ndryshme./bota sot/