Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 15:55

Janë edhe gjithsej mbi 20 festivale ku ky film do të marrë pjesë, përfshirë Albanian Film Week, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Slloveni, Denver Film Festival, Luoxor Paris në Francë etj.

“Tri dritare dhe një varje” – filmi kosovar me regji të Isa Qosjës ka fituar kësisoj çmimin International Golden Scale Long Film Award në International Crime & Punishment Film Festival në Stamboll.

Festivali në fjalë ka nisur me datë 16 dhe do të mbyllet zyrtarisht me datë 22 tetor.

Një fotografi në Facebook tregon një prej aktorëve të filmit, Donat Qosja, duke mbajtur trofeun e festivalit. Falënderim ka dhënë edhe Shkumbin Istrefi, producent i filmit.

Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një gruaje të dhunuar, që në film mban emrin Esma. Ajo është një nënë beqare, që jeton në Sarajevë me vajzën 12-vjeçare, e cila është rritur me gënjeshtrën se babai i saj ka vdekur duke luftuar dhe se është një hero. Bota e vajzës përmbyset, kur ajo mëson se është një viktimë përdhunimi dhe se i ati ka qenë një ushtar serb, që ka përdhunuar Esmën në kohën kur ajo ka qenë në një kamp lufte.

Festivali i Stambollit kryesisht tenton të rrisë vetëdijen sociale duke lidhur krimin dhe drejtësinë në kinema, në këtë mënyrë për të treguar historitë ku triumfon solidariteti, ose e kundërta, dhe ku popullata civile inkurajohet drejt barazisë.

Janë edhe gjithsej mbi 20 festivale ku ky film do të marrë pjesë, përfshirë Albanian Film Week, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Slloveni, Denver Film Festival, Luoxor Paris në Francë etj. / KultPlus.com