Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 09:42

Migrimi ilegal i kosovarëve, Foto: Arkiv Migrimi ilegal i kosovarëve, Foto: Arkiv

Një film i shkurtër poetik do të shfaqet në edicionin e këtij viti të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Dokumentarit të shkurtër DOKUFEST, që për temë ka migrimin.

“Zogjtë mund të fluturojnë. Pse unë jo?”, është titulli i këtij filmi të shkurtër realizuar me koncept të regjisorit Daniel Mulloy, transmetton Lajmi.net.

Në një komunikatë për media thuhet se ky film është bashkëpunim i bërë nga vullnetarë, shumë prej të cilëve kanë emigruar apo janë kthyer me forcë në Kosovë pas përpjekjes së tyre të emigrojnë.

Ky film i shkurtër poetik mbërthen ndjenjën me të cilën ballafaqohen shumë njerëz të izoluar nga rregullat e strikta kufitare. Me narrator Donal Cox, muzikë nga Phoria dhe Memory Loop.