Lajme Shqip e Premte, 20 Korrik 2012 18:07

Deçan – Ka përfunduar festivali folklorik mbarëkombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, i cili u mbajt  për tri net me radhë në Deçan.

Çmimin “Dervish Shaqa, Demush Neziri” për vendin e parë e mori grupi i këngëve dhe i valleve nga Tirana, ndërsa vendin e dytë SH.K.A “Shotë Galica” nga Drenasi, për t’u pasuar me vendin e tretë nga SH.K.A “Baba mixhë” nga Juniku.

Sipas jurisë profesionale, grupi më i kompletuar u zgjodh  SH.K.A-së “Ana Drini”, ndërsa pika më autentike u vlerësua ajo nga dueti Nishevci Osaj nga Prishtina. Guxim Gacaferi nga Juniku mori epitetin e instrumentalistit më të mirë të këtij festivali, kurse këngëtari më i mirë  u vlerësua Cenë Vishaj, nga Komuna e Deçanit, për t’u ndjekur më pas nga këngëtarja më e mirë Halide Sylejmani. Egzon Ademaj dhe Marsela Caco morën vendin e parë për valltarët më të mirë, kurse rapsodët më të mirë ishin Naxhije e Ramiz Bytyqi.

Ndërkaq këngëtari Arif Vladi është shpallur “Qytetarë nderi i Komunës së Deçanit”, për kontributin e tij dhënë folklorit shqiptar, vendim ky i marrë nga Kuvendi i kësaj komune ditë më herët. (LajmeShqip.com)