Lajme Shqip Saturday, 22 June 2013 16:56

Romë – Bullkani Etna i cili ndodhet në ishullin Italian të Sicilisë, ka hyrë në listën e objekteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Vendimi është marrë gjatë sesionit të 37-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që po mbahet këto ditë në kryeqytetin e Kamboxhias Phnom Pennh. UNESCO-s.

Vullkani Etna që prej 2700 vjetësh vazhdon të mbetet aktiv. Ky fakt e bënë atë të rëndësishëm, për shkak se është një burim për kërkimet shkencore në fushën e vullkanologjisë, gjeofizikës dhe disiplinave tjera shkencore, vlerësojnë ekspertët e UNESCO-s.