Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 15:56

“Guerilla Art Festival” ka publikuar emrat e fituesve të festivalit të parë të grafitit në Kosovë, që është mbajtur për dy ditë në qytetin e Prishtinës.

Juria e festivalit “Guerilla Art Festival” e përbërë nga Fitore Isufi-Koja, Bimm Bimma dhe Jetik Doli, kanë zgjedhur tre artistët fitues të këtij festivali, që janë:

1. Ermal Kryeziu

2. Taulant Qerkini

3. Blaze Atanaskov

“Guerilla Art Festival” ishte mbajtur gjatë të mërkurës dhe të enjtes në Prishtinë, që ishte një garë ndërmjet nëntë artistëve të ndryshëm nga Ballkani, shkruan Koha.net.

Çmimi i parë në këtë garë është shëërblyer me 300 euro, i dyti me 200 dhe i treti me 100.

Organizatori i festivalit, Agon Xhelili kishte thënë se “përkundër që kjo është një shumë simbolike, sadopak shpreson që t’iu jap një shtytje këtyre artistëve të rinj”.

“Guerilla Art Festival” do të vazhdojë me aktivitete të tjera, si murale në tri lokacione të ndryshme, koncert dhe një ekspozitë me artistë të vendit. Këto aktivitete do të mbahen gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.