Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 13:52

Letërsia,kinemaja,kartonat:kërkimi i një planeti,qoftë edhe jo tamam binjak me Tokën,por të paktën i banueshëm,është kaq i pranishëm në imagjinatën tonë,sepse përfaqëson jo kufirin por rrugëdaljen.

Në vitin 1874, në kulmin e epokës viktoriane, një mjek skocez që kishte hobi letërsinë, botoi “Analet e Shekullit 21”: rrëfenin kolonizimin e sistemit tonë diellor. Doktor Endrju

Bler mendonte për perandorinë britanike, por përfundoi duke shpikur një zhanër fantastikoshkencor – atë të bazuar në udhëtimet hapësinorë dhe zhvendosjen e njerëzimit në planete të tjerë – i destinuar për një popullariet shumë të madh përgjatë këtyre tre shekujve.

Letërsia, kinemaja, kartonat: kërkimi i një planeti, qoftë edhe jo tamam binjak me Tokën, por të paktën i banueshëm, është kaq i pranishëm në imagjinatën tonë, sepse përfaqëson jo më një kufi të ri për të pushtuar, por një rrugëdalje nga një planeti, ky i yni, që është gjithmonë në rrezik.

Nëntëqinda sapo ka nisur, dhe në vitin 1901, HG Uellsi boton “Njerëzit e parë në Hënë”, një vit më vonë George Melies përdor kinemanë e sapolindur për të rrëfyer “Udhëtimin në Hënë”, bazuar në librin e Zhyl Vernit (“Nga Toka në Hënë”). Por do të duhej të priteshin edhe 50 vjet për të kuptuar që popullariteti i këtij zhanri fantastiko-shkencor i ka rrënjët pak të gëzueshme: Lufta e Ftohtë, që sjell me vete edhe frikën e një lufte bërthamore.

Në maj 1968, në Paris dilte “Planeti i majmunëve”, ku Charlton Heston mbërrin në një planet të largët kaq të ngjashëm me Tokën, por i populluar nga majmunë që flasin dhe

me homo sapiensët tashmë të skllavëruar.

Në vitet ’70, Japonia i dhuron te apasionuarve Danguardin me kërkimin e tij për Prometeun, planeti i dhjetë i sistemit diellor, mbi të cilin mund të shpëtojmë ne tokësorët. Në vitin 1986, Star Trek IV: Rruga drejt Tokës detyron ekuipazhin e mitikes “Enterprise” që të kthehet pas në kohë, dhe në Tokën tonë, për të gjetur balenat tashmë të shfarosura.

Dhe në historinë e vonë të kinemasë – në një botë që reflekton për temat mjedisore – Interstellar, me personazhin kryesor, një kauboj që udhëton nëpër vrimat e zeza për të

gjetur një planet, ku njerëzit të emigrojnë, dhe të largohen nga një tokë tashmë e shteruar. Dhe Elysium, me Matt Damon që përpiqet të shkelë një lloj Arkadie tekologjike

(vetëm për të pasurit) të ndërtuar në orbitën e Tokës, ku mund të jetohet të sigurtë nga katastrofa ekologjike, si qenie njerëzore .Cds/bota.al