Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 14:53

Dyshja e muzikantëve, kontrabasistit Dritan Gani dhe pianistja Serklana Gani do të mbajnë koncert recital në Prishtinë.

Mbrëmjen e 27 tetorit në Sallën e Kuqe, çifti Gani që prej kohësh jetojnë dhe vepron në Ankara të Turqisë do të interpretojë vepra nga kompozitorit Adolf Misek.

Koncerti vjen i organizuar në 60 vjetorin e vdekjes së kontrabasistit dhe kompozitorit të famshëm çek Misek ndërsa i paraprinë edicionit më të ri të Festivalit të Muzikës Kamertale “Kosova Kamerfest 2015”.

Dritan Gani gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë do të mbajë edhe një masterklas me studentët e Fakultetit të Arteve – Dega e Muzikës në Prishtinë.

Koncerti është mbështetur nga Universitetet “Hacettepe” dhe “Bilkent” të Ankaras.