Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 08:49

Në ambientet e Bibliotekës së qytetit në Zarë është hapur ekspozita kolektive në pikturë e grafikë e një grupi artistësh të Fakultetit të Arteve të UP.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 korrik.

Me titullin “Modernizmi i ri”, dhjetë artistë po prezantojnë punimet e tyre, të cilat përmbajnë elemente të ekspresionizmit, realizmit, abstraksionizmit apo postmodernizmit.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar: Arbresha Hoxha, Antigona Heta, Agim Bujupi, Agron Kastrati, Avni Rexhepaj, Ibadete Avdiu, Ylberina Haxhiu, Alush Hoxha, Brikena Shabani dhe Vesa Govori – Hapçiu.

Në këtë aktivitet, gjithashtu është hapur edhe ekspozita personale e dizajnerës Arbresha Hoxha, e titulluar “Kubistic Momentus”. Në 12 punime, Hoxha ka prezantuar elemente të grafikës Brenda pikturës, e inspiruar nga kubizmi me një temë e cila merret me të brendshmen, por edhe me përditshmërinë e gruas dhe botës në të cilën jeton ajo.

 “Dizajnerja, pëlqen veprat kubiste ku me talentin e saj bën lidhjen në mes pikturës dhe dizjanit, por duke tejkaluar format e vjetra klasike.. Kubizmi lindi dhe u zhvillu me hov, por dikur mbeti si tampon zonë për shumë artist të më vonshëm.

Teknika akrilik e pikturimit, e ka ndihmu dizjanieren që të vendosë shpejt e sigurt solucionin artistik të qartë e me përvojë. Një paraqitje artistike me pastërti kubiste të ngjyrave”, ka thënë Tena Staniq, ligjëruese e Historisë së Artit në Universitetin e Zarës.

Të dy ekspozitat janë realizuar me ndihmën e Bashkësisë Shqiptare në Kroaci, Ambasadës së Kosovës në Zagreb dhe Rektoratit të Universitetit të Zarës.