Lajme Shqip Monday, 22 April 2013 12:00

Prishtinë – Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, e cila konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës. Kjo ditë shënohet edhe në Kosovës, megjithatë ekspertët thonë se toka bujqësore në Kosovë po dhunohet dhe keqpërdorët.

Toka është problem strategjik jo vetëm për bujqësinë si sektor, por është edhe problem kombëtar, që lidhet me të sotmen dhe të ardhmen e vendit, duke pasur parasysh problemet alarmante që po ndodhin me të kohës së fundit në vend, si, shpërdorimi, shkatërrimi, dhunimi i tokës dhe tjetërsimi i egër i saj.

Menaxhimi i tokave është çështje ekskluzive e komunave, ku edhe bie përgjegjësia e keqpërdorimit që po i bëhet tokës.

Dita Ndërkombëtare e Tokës, 22 Prilli, konsiderohet dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike, erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive, etj.

Themeluesi i Ditës së Tokës, senatori amerikan Gaylord Nelson, nisur nga dëshira që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve, në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës, i cili propozim më vonë mori edhe aprovimin e Presidentit të SHBA-ve në atë kohë, Xhon Kenedit.(LajmeShqip.com)