Lajme Shqip Sunday, 25 October 2015 12:44

Biografia ka dalë sot në shitje dhe mund të blihet në Amazon për vetëm 15 dollarë

Jennifer Wiley dhe Douglas Wight muajve të fundit janë angazhuar maksimalisht që të shkruajnë një biografi me detajet dhe gjithçka rreth jetës së kosovares Rita Ora, aktualisht një prej këngëtareve më në zë në mbarë globin.

Ylli i X Factor kësisoj është protagoniste në “Hot Right Now – Rita Ora – The Definite Biography” ku tregohet mbi biografinë e këngëtares, jetën e saj dhe peripecitë nëpër të cilat ajo është dashur të kalojë deri në pikën ku është sot.

Biografia ka dalë sot në shitje dhe mund të blihet në Amazon për vetëm 15 dollarë, ndërsa që nga java e ardhshme do të dalë në shitje edhe në libraritë e ndryshme amerikane dhe angleze. / KultPlus.com