Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 13:55

 

Edhe pse Bill Gates e ka agjendën e ngarkuar në çdo minutë të ditës, miliarderi prapë se prapë gjen kohë që të lexoj të paktën një libër në javë.

Ai pos novelave kryesisht lexon edhe libra që kanë të bëjnë me transformimin e sistemeve, si shtetet mund të zhvillohen, si të udhëheqësh një organizatë, dhe si ndryshimet në shoqëri mund të ndodhin.

Kjo është lista e 17 librave që Bill Gates mendon që secili nga ne duhet ti lexojë, e që lajmi.net e sjell për ju:

1) “Tap Dancing to Work: Warren Buffett on Practically Everything, 1966-2012’ nga Carol Loomis

Warren Buffett dhe Gates kanë një shoqëri të jashtëzakonshme ndërmjet veti, pasi që edhe i rekomandojnë libra njëri-tjetrit etj, prandaj nuk është befasi që Gates është kënaqur me librin ‘Tap Dancing to Work’, që është një koleksion me artikuj dhe eseja rreth dhe nga Buffeti.

Gates thotë se çdo njeri që e ka lexuar librin do ti kenë lënë përshtypje këto dy gjëra:

1.         a) Se si Warren ka qenë jashtëzakonisht këmbëngulës që ta përmbush vizionin e tij dhe të investoj gjatë karrierës së tij.

2.         b) Që analiza dhe kuptimi i tij i biznesit dhe marketit mbeten jo paralele.

2) Making the Modern World: materials and Dematerialization’ nga Vaclav Smil

Ky libër është ai që e ka bërë Gates të mendoj dhe të thotë: “Mund të duket e zakonshme por problemi i materializmit – sesa shumë i përdorim dhe se sa shumë na duhen, është çelësi që ti përmirësojmë jetët e më të varfërve.”

Që ta dimë se ku jemi duke shkuar, Gates thotë se ne së pari duhet ta dimë se ku kemi qenë.

3) “The Sixth Extinction: An Unnatural History’ nga Elizabeth Kolbert

 

Gates thotë se njerëzit shumë lehtë e harrojnë që e tanishmja dikur ka qenë pjesë e historisë së botës.

Ai thotë se njerëzit kanë harruar për meteorët që kanë goditur tokën dhe kanë shkaktuar që të zhduken dinozaurët etj., dhe kësisoj nuk janë të vetëdijshëm që e njëjta gjë mund të ndodhë prapë.

4) “Stress Test: Reflections on Financial Crises’ nga Tim Geithner

 “Geithner e pikturon një portret të njerëzve që tregon se si është të luftosh një krizë financiare kur në të njëjtën kohë je edhe duke luftuar një krizë brenda dhe jashtë Administratës”, thotë Gates.

“Politikat e të ballafaquarit krizat financiare gjithmonë do të jenë të shëmtuara, por padyshim që mund të ndihmoj nëse njerëzit dinë më shumë rreth subjektit.”

5) “The Better Angels of Our Nature: Why Violence Has Declined’ nga Steven Pinker

Në këtë libër Steven Pinker e trajton një nga temat më të rëndësishme të historisë: dhunën.

“Pinker në këtë libër e tregon një sasi të madhe të gjurmëve se njerëzit gradualisht janë duke filluar të jenë më pak të dhunshëm dhe më shumë bamirës. Unë jam një njeri që në përgjithësi jam optimist, dhe ky libër më ka bërë që ti bëj disa ndryshime në strategjinë e kompanisë sime.”

6) “The Man Who Fed the World’ nga Leon Hesser

 “Edhe pse një pjesë e madhe e njerëzve nuk kanë dëgjuar kurrë për Borlaug, ai ndoshta ka shpëtuar më shumë njerëz sesa çdo njeri tjetër në histori.”

7) “Business Adventures: Twelve Classic Tales from the World of Wall Street’ nga John Brooks

Në vitin 1991, Gates e kishte pyetur Buffet se cili ishte libri i tij i preferuar.

Buffet i kishte dërguar liderit të Microsoftit një kopje personale të ‘Business Adventures’, e që ishte një koleksion me histori nga John Brooks.

Edhe pse anekdotat janë shumë të vjetra, prapë se prapë ky mbetet libri i preferuar i Gatesit.

8) ‘The Bully Pulpit: Theodore Roosvelt, William Howard Taft, and the Golden Age of Journalism’ nga doris Kearns Goodwin

Si gjithë të tjerët edhe Gates është i mahnitur me mënyrën se si Theodore Roosvelt ishte i aftë të ndikoj në shoqërinë e tij, duke i rritur trustet, duke e ndrequr sistemin e parqeve etj.

Për këtë arsye, Gates e vlerëson se si biografia e Goodwinit na ndihmon ta kuptojmë ndryshimin e shoqërisë.

“Si ndodhë ndryshimi shoqëror?” Pyet Gates në një artikull të tij.

“A mund të ndodhë vetëm nga një lider që i inspiron ata, apo ka edhe faktorë tjerë që ndikojnë?”

9) “The Rosie Project: A Novel’ nga Graeme Simsion

 

Gates nuk është një njeri që lexon shumë libra trillues, por me rekomandimin e gruas së tij Melindës, doli që ky libër ti përshtatej shumë.

“Ky libër është shumë qesharak dhe i mençur”, thotë Gates.

10) “On Immunity” nga Eula Biss

Ky është një libër ku edhe pse shkencërisht thuhet se vaksinat janë ndër shpikjet më të rëndësishme në historinë e njerëzve, ky libër e vë prapë në debat këtë temë, se a janë ide e mirë apo jo.

Sidoqoftë, Gates ua sugjeron të gjithëve ta lexoni këtë.

11) ‘How Asia Works’ nga Joe Studwell

Joe Studwell është një gazetar biznesi ku kryesisht fokusohet në kuptimin e zhvillimit.

The Financial Times ka thënë se libri ‘How Asia Works’ është libri i parë që ofron një përmbajtje të gjerë të Azisë rreth suksesit dhe dështimeve në zhvillimin ekonomik.

12) “How to Lie with Statistics’ nga Darrell Huff

 “How to Lie with Statistics” është një libër i botuar në vitin 1954, dhe është një hyrje rreth statistikave dhe se si ato mund të manipulohen.

“Është më relevant se kurrë,” thotë Gates.

13) “Epic Measures” nga Jeremy Smith

Ky libër ishte i veçantë posaçërisht për shkak se Gates është shok për më shumë se 10 vite me subjektin në të cilin flitet në libër, një doktor i quajtur Chris Murray.

Sipas Gates, libri është shumë i mirë për të gjithë njerëzit që duan të dinë më shumë rreth punës së Chrisit dhe pse ajo ka rëndësi.

14) “Stuff Matters” nga Mark Midownik

Nëse jeni si shumica e njerëzve, atëherë ju përdorni makina për rrojë, gota të xhamit, fletore etj, çdo ditë pa menduar se nga çfarë materiale janë ndërtuar ato.

Në librin “Stuff Matters”, Midownik, një shkencëtar i materialeve, tregon për shkencën prapa atyre materialeve dhe se pse është e mahnitshme.

15) “Hyperbole and a Half” nga Allie Brosh

Historitë e përshkruara dhe vizatimet në libër janë të bazuara në jetën e vërtetë të Broshit, si dhe aventura të imagjinuara.

“Është jashtëzakonisht qesharak dhe i mençur ky libër,” shkruan Gates duke shtuar “Historitë e Broshit të bëjnë të ndihen mahnitshëm dhe ndonjëherë duken brutalisht të vërteta.”

Është një libër i rrallë i cili njëkohësisht mund të ju bëjë të qeshni, qani dhe të mendoni për ekzistencën.

16) “What If?” nga Randall Munroe

 “What If” është një libër me përgjigje të ilustruara të animuara për pyetje shkencore hipotetike.

Bill Gates për këtë thotë se është një libër shumë i mirë për të mësuar rreth shkencës dhe të eksplorojmë se çfarë ndodhë kur ju i dërgoni idetë e juaja tek limitet e tyre.

17) “Should We Eat Meat” nga Vaclav Smil

Gates e pranon që Smil është autori i tij i preferuar, pasi që edhe i ka rekomanduar shumë libra të tij më parë që ne ti lexojmë.

Dhe si zakonisht, Gates shkruan se si Smil e sulmon çështjen se nëse njerëzit duhet të konsumojnë mish apo jo.

Së pari ai përpiqet ta definoj mishin: pastaj e shikon rolin e tij në evoluimin e njerëzve, sa mish konsumon çdo shtet, rreziqet e shëndetit që sjell, dhe moralin e të rriturit kafshë vetëm sa për ti masakruar. /Lajmi.net