Lajme Shqip Wednesday, 13 June 2012 18:28

Laç – Qindra pelegrinë nga i gjithë vendi e më gjerë janë ngjitur mbrëmjen e së dielës për t’i gjetur mëngjesi i së hënës në vendin e shenjtë, te Kisha e Shën Ndout. 

Qytetarë të feve të ndryshme i ka mbledhur besimi i vetëm që ata kanë te vendi i shenjtë në rrethin e Kurbinit. Pelegrinët kanë udhëtuar disa orë më parë duke iu ngjitur malit për të gjetur ndonjë vend dhe për të kaluar të gjithë natën te kisha. Sipas besimit katolik, kjo është nata që përkujtohet një ditë para vdekjes së Shën Ndout.

Në fakt, pelegrinazhi ka nisur më parë, pasi janë 13 të marta para kësaj date, ku besimtarët ngjiten dhe kryejnë ritet përjatëse në kishë. A. Demiri ka ardhur nga Peshkopia për të qëndruar gjatë gjithë natës në vendin e shenjtë. “Kam ardhur për t’u lutur për më shumë paqe dhe mbarësi në familjen time. Për më shumë mirëqenie. Kam dëgjuar për mrekullitë te vendi i shenjtë, ndaj çdo vit vij teksa ndërrohet datat 12 e 13 qershor”, u shpreh ai.

Sipas informacioneve të marra te fretërit që shërbejnë në këtë kishë, gjatë këtyre dy ditëve priten të vijnë në Laç të paktën 1 milion pelegrinë. Një pjesë e tyre vijnë e kthehen brenda ditës. Kjo ka bërë që shërbimi spitalor i rrethit të Kurbinit të ngrejë edhe një pikë urgjence pranë kishës dhe të vendosë një mjek dhe tre infermiere si dhe tre autoambulanca për t’u ardhur në ndihmë personave që do të kenë nevojë.

Drejtori i Shëndetit Publik, Arben Bruka, u shpreh se “shërbimi parësor është i garantuar te Kisha e Laçit. Ne jemi përgatitur edhe për fluksin e të paktën 1 milion besimtarëve. Urgjenca ka medikamente të nevojshme, ndërsa mjekët e spitalit janë në punë dhe në shërbimin e urgjencës edhe në spital, për t’u ardhur në ndihmë pelegrinëve që shfaqin probleme shëndetësore. Edhe forcat e policisë kanë vendosur shërbimet e tyre që rreth orës 14:00, shërbim i cili do të vijojë gjatë gjithë natës.

Historik: Shën Antoni i Padovës, para thirrjes quhej Fernando Bulhão. Njihet ndër të krishterët shqiptarë edhe si: “Shna Ndoi ose Shna Ndou” tek të krishteret katolikë, dhe “Shën Andoni” ndër të krishterët ortodoksë . U lind me15 gusht 1195në Lisbonë, prandaj quhet edhe Antoni i Lisbonës në disa vende, dhe vdiq me 13 qeshor 1231 në Argela të Padovës dhe njihet më shumë si Shën Antoni i Padovës. Ka qenë një frat (vëlla) françeskan, dhe është shenjt i kishës katolike,  i cili njihet për një përkushtim shumë të fortë. Në Shqipëri është një nga shenjtët më të dashur e më të njohur nga të krishterët.

Ne fillim i perkiste urdheritagostinian ne Koimbra 1210, e me pas franceskan ne vitin1220. Ai udhetoi shume duke jetuar me pare ne Portugali dhe pastaj ne Itali. Ne vitin 1221 ndeshi Shen françeskun e Asizit ne  Porciunkola qe e ftoi ne manastirin e Montepaolos, praneForlit, ku filloi veprimtarine e tij si predikues. Njekohesisht profesor teologjie dhe predikues luftoi herezine katare, veçanerisht ne Francë, me fuqi te madhe e te suksesshme. U shperngul pastaj ne Bolonja e me pas ne Padova dhe është shenjti mbrojtës i ketij qyteti.

Shen Antoni vdiq ne moshen 36 vjecare pas nje jete shenjtore. Për numrin e shumte te mrekullive qe i njihen atij u kanonizua nje vit pas vdekjes, nga Papa gregori i IX. Ne vitin 1946, Papa Pio XIIe ka renditur Sh.Antonin mes doktoreve te kishes katolike, dhe i ka dhene titullin doktor evangjelik, ne lidhje me shkrimet e tija dhe ne predikimet qe bazohen ne citimet e Ungjillit.

Bazilika e madhe e Padoves i është perkushtuar Shen Antonit. Datelindja e tij është sjelle nga tradita. Festa e tij është me13 qeshordhe ne Padova festohet me kremtimin e nje procesioni. (LajmeShqip.com)