Lajme Shqip Wednesday, 28 March 2012 14:00

Prishtinë-I themeluar më 2009, në kuadër të American School of Kosova, “ASK Film Festival” është festival i parë në Kosovë për nxënës të shkollave të mesme.

Po më 2009, në plan-programin mësimor të kësaj shkolle, është emëruar edhe lënda e Filmit dhe e Dramës.

Themeluese dhe drejtoreshë artistike e festivalit, njëherazi edhe mësimdhënëse e kësaj lënde, është Hareza Basha.

Të drejtë për pjesëmarrje në festival kanë nxënësit e shkollave të mesme, nga mbarë bota.

Vitin e kaluar edicioni i festivalit ka qenë me konkurs kombëtar. Këtë vit festivali është i karakterit ndërkombëtar, ku pos nga Kosova pjesëmarrësit tjerë janë edhe nga Koreja, SHBA, Arabia Saudite e Serbia.

Në kuadër të shfaqjeve të filmave është përgatitur edhe programi artistik me një juri profesionale.

Të ftuar janë përfaqësues të organizatave të ndryshme në Prishtinë, si dhe artistët profesionistë të cilët do të ndajnë trofetë për fituesit. (LajmeShqip.com)