Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 20:23

Zyra e kryetarit të Kuvendit thotë se seanca mbahet sonte, por nuk tregohet se në ora sa!

Megjithatë, në njoftimin e dërguar nga këshilltari i Veselit, Blerim Latifi, nuk bëhet e ditur se kur pritet të zhvillohet seanca.

“Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i paralajmëruar për orën 20, do të vazhdojë brenda ditës së sotme, për kohën do të jepet njoftimi tjetër!”, thuhet në njoftim.