Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 13:59

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur ratifikimin e MSA-së në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një statusi në Twitter, kjo zyrë thotë se ky është hap i madh i Kosovës drejt BE-së.

“Zyra e BE-së dhe përfaqësuesi special e mirëpresin ratifikimin e MSA-së në mes të Kosovës dhe BE-së si një hap të rëndësishëm përpara në rrugën evropian për Kosovën”, thuhet në urim.