Lajme Shqip Wednesday, 18 April 2012 15:14

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim përsëriti edhe një herë sot se Serbia me pretendimin e vet për të organizuar zgjedhje në Kosovë, nuk do t’ia arrij qëllimit.

Në mbledhjen e qeverisë Thaçi tha se Kosova do të përdorë të gjithë mekanizmat e saj kushtetues dhe ligjorë për ndalimin e organizmit të zgjedhjeve të Serbisë, në Kosovë.

“Ky pretendim i Serbisë është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244, me opinionin e GJND-së, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe e vlerësojmë si pretendim agresioni”.

“Në anën tjetër, kur flas se nuk do të mund të organizoj Serbia zgjedhje në Kosovë , flas edhe për zgjedhje lokale, edhe për zgjedhje të përgjithshme edhe presidenciale.”

Ndërkaq zëvendëskryeministri Hajrdin Kuqi, pas mbledhjes së ekzekutivit,  tha se  duhet angazhim më i madh i EULEX-it dhe KFOR-it në vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës. (LajmeShqip.com)