Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 20:10

Prishtinë-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Presidentja Jahjaga dhe Pacolli biseduan për çështjen e shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Ferizajt, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune.

Presidentja Jahjaga theksoi se po zhvillon konsulta me udhëheqës të partive dhe subjekteve politike për të gjetur një datë të përshtatshme për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Ferizajt, në kuadër të afateve të përcaktuara ligjore.

Pak më parë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim edhe kryetaren e Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve, Valdete Daka. Jahjaga dhe Daka biseduan për çështjen e shpalljes së zgjedhjeve për kryetar në komunën e Ferizajt, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune.

Presidentja Jahjaga tha se, “ka filluar konsultat me subjektet dhe partitë politike për përcaktimin e një date për zgjedhjet për kryetar në komunën e Ferizajt duke iu përmbajtur të gjitha afateve ligjore”.

Kryetarja e KQZ-së, Daka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përgatitjen sa më të mirë të KQZ-së për zgjedhjet për kryetar në komunën e Ferizajt. (LajmeShqip.com)