Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 14:56

Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore vendosi sot me konsensus për aplikimin e sistemit të numërimit elektronik të votave.

Gjatë mbledhjes palët diskutuan rreth një drafti të propozuar për këtë qëllim, si dhe kërkesave që do t’i drejtohen  kompanisë që do të marrë përsipër këtë mënyrë numërimi të votës në vitin 2013.

Sipas draftit, sistemi elektronik i numërimit përbëhet nga tërësia e pajisjeve elektronike, kompjuterike dhe e programeve të ndryshme informatike, nëpërmjet të cilave në mënyrë automatike e të pavarur realizohet numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit, si dhe nxjerrja e rezultatit zgjedhor.

Gjithashtu, maxhoranca dhe opozita në mbledhjen e sotme të komisionit ranë dakort që të mos ketë më qendra votimi në ambjente private.