Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 19:19

Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka vazhduar sot takimet konsultative me disa parti dhe subjekte politike joparlamentare, me të cilat bisedoi rreth zgjedhjeve lokale dhe afatit të mbajtjes së tyre.

Në takimin me presidenten Jahjaga, përfaqësuesit e subjekteve politike kanë paraqitën qëndrimet e tyre rreth afatit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.

Më 15 mars, Presidentja Jahjaga ka filluar konsultat me partitë dhe subjektet politike parlamentare për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Takimet me subjektet e tjera politike joparlamentare për zgjedhjet lokale presidentja Jahjaga do t’i zhvillojë gjatë ditëve në vijim, thuhet në një komunikatë për media nga presidenca.(LajmeShqip.com)