Lajme Shqip Monday, 15 April 2013 12:45

TIRANE – Perpjekje te Berishes per te mbajtur nen kontroll KQZ e ka quajtur opozita ne Kuvend, kerkesen e PD per zevendesimin e anetarit te LSI ne KQZ, Ilirjan Muho.

Deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri ka akuzuar Berishen se do te zbatoje pike per pike skemen qe zbatoi me zgjedhjet ne Tirane. “Ai nuk pyet as per keshillat e Brukselit e as te Washingtonit”– tha ai.

Kuvendi i Shqiperise ka nisur seancen e sotme plenare me relacionin e Komisionit te Ligjeve per lirimin nga detyra ne KQZ te anetarit te LSI, Ilirjan Muho.

Relaiconin e ka lexuar deputeti i PD-se, Edi Paloka. Sipas tij kandidaturat e propozuara per zevendesimin e Muhos ne KQZ plotesojne kritetet e nevojshme te percaktuara me ligj.

Paloka ka sqaruar objektin e kerkeses se PD, per lirimin e Muhos nga detyra qe mbante, qe synon barazpeshimin ne KQZ.

Ai theksoi se PD kerkon lirimin nga detyra te Muhos dhe vijimin e punes normale ne KQZ.

ANËTARI I KQZ

Një ditë përpara seancës, deputetët demokratë nuk flasin me siguri nëse do të ketë votim në seancën e sotme. E vetmja gjë e sigurt është se i gjithë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është porositur për të përgatitur fjalim lidhur me ligjshmërinë e kërkesës së bërë nga kreu i Grupit, Astrit Patozi, për shkarkimin e anëtarit të LSI-së dhe balancimin e KQZ-së.

Ky vendim i Grupit demokrat vjen në një moment kur në seancën e kaluar të gjithë deputetët e PS-së kishin përgatitur fjalimet e tyre për mbrojtjen e komisionerit të LSI-së në institucionin që do të administrojë procesin zgjedhor. Megjithatë, pavarësisht faktit se rreth 120 deputetë janë gati të diskutojnë sot në një seancë maratonë, nga të dyja kampet flitet me hezitim për momentin e votimit. Deputetët deklarojnë se gjithçka do të mësohet vetëm pak minuta përpara nisjes së seancës. Nëse vendimi për zëvendësimin e komisionerit të LSI-së do të jetë në rendin e ditës, kjo do të thotë se nuk ka marrëveshje mes palëve nga njëra anë dhe se demokratët i kanë siguruar 71 votat e nevojshme nga ana tjetër. Në të kundërt, nëse vendimi do të tërhiqet sërish nga seanca, kjo nënkupton vazhdimin e negociatave për gjetjen e një zgjidhjeje.

VOTAT NË KUVEND

Paralelisht me negociatat duket se po vazhdon edhe kalkulimi i votave në Parlament. Ndryshimi i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkon minimumi 71 vota, çka do të thotë se demokratët duhet të kërkojnë vota përtej koalicionit të tyre për të arritur këtë shifër.

Aktualisht, Partia Demokratike ka 66 deputetë në Kuvend dhe kjo shifër shkon në 69 po të llogariten edhe votat e dy deputetëve të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe një votë e Partisë Republikane. Këto janë votat 100 për qind të sigurta të koalicionit të djathtë. Në të njëjtën kohë, vota të mundshme për t’iu bashkuar alternativës së shkarkimit të anëtarit të LSIsë mund të konsiderohen edhe ato të dy ish-deputetëve të PS-së, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, të cilët janë shprehur se mbështesin PDnë në këtë nismë.

Të pavendosur janë dy deputetët e tjerë të pavarur, Kastriot Islami dhe Dritan Prifti. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka 61 deputetë, të cilët nëse do të ketë votim në seancën e sotme, do të jenë të gjithë të pranishëm. Këtyre votave u shtohen edhe katër të LSI-së, e cila është më e prekura e këtij votimi, por edhe vota e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në të njëjtin krah pritet të rreshtohet edhe deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa. (P.O/LajmeShqip.com)