Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 12:32

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, po mendohet të kthehet apo jo në postin nga ku e larguan një ditë më parë.

“Ende jam duke e shqyrtuar vendimin…”, i ka thënë Gazetës Fjala, menjëherë pasi Arsim Bajrami, ministër i Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës ka shfuqizuar vendimin e së mërkurës të Këshillit Drejtues të UP-së për shkarkimin e Zejnullahut.