Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 15:32

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qëndruar në një vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, ku është pritur nga Kryeministri Isa Mustafa dhe Zëvendësi i tij dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi. Rama ka ardhur në Prishtinë bashkë me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Burime të gazetës Express, brenda Qeverisë së Shqipërisë, bëjnë të ditur se Rama ka sjell porositë e Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel e cila është e zhgënjyer me siç është thënë “destruktivitetin” e palës kosovare në bisedime.

Arsyeja, sipas burimeve, që Rama është dërguar në Prishtinë, ka të bëjë me ndikimin që e ka Tirana tek autoritetet e Kosovës. Merkel ka pritur më 30 qershor delegacionin e Kosovës të prirë nga Isa Mustafa, në zyrën e saj në Berlin. Ndërkohë që gjatë vizitës në rajon,Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Serbia, Merkel ka anashkaluar Kosovën.

Siç dihet pala kosovare dhe ajo serbe janë duke zhvilluar bisedime në Bruksel. Ngecjet kryesore kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pala kosovare po insiston që ky Asociacion nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Ndërkohë, siç duket duket për të shtuar presionin ndaj palës kosovare në Kosovë po qëndron edhe një mysafir i i lartë gjerman Ambasadori Wolfgang Ischinger .