Lajme Shqip Saturday, 10 August 2013 10:09

Tiranë – Me akuzën e braktisjes së detyrës, manipulimit të tabelave dhe tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje me 4 vota pro të kallëzojë penalisht 50 komisionerë e numërues të Qarkut të Lezhës. “Me marrjen e vendimit për kallëzimet penale ndaj personave të ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave, të shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme këto të dyja t’u shërbejnë të gjithë komisionerëve që të mos përqëriten gjëra të tilla më. Transparenca e kutive të votimit, e hapjes së tyre dhe marrja e këtyre masave të shërbejë që nesër që komisionerët të jenë të përgjegjshëm për atë që ata marrin përsipër të bëjnë”, – deklaroi pak para marrjes së vendimit, kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi. Komisioni Qendor i Zgjedhjeve i nxori faktet e manipulimit të procesverbaleve pasi hapi dhe numëroi 10 kuti në Qarkun e Lezhës, nga të cilat rezultoi se për shkak të deformimeve të rezultatit nga komisionerët dhe numëruesit, Partisë Demokratike i ishte hequr një mandat deputeti.

SANKSIONET 
Të 50 komisonerët dhe numëruesit, përfaqësues të forcave kryesore politike në vend, ngarkohen nga KQZ me përgjegjësinë e konsumimit të veprave të parashikuara në Kodin Penal, respektivisht neni 326 dhe neni 330/a. Falsifikimi i materialeve dhe rezultatit të zgjedhjeve, vepra për të cilën ata akuzohen, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet. Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet dhe me gjobë nga 300 mijë deri në 600 mijë lekë. Ndërsa braktisja e detyrës apo refuzimi për të kryer detyrën nga personat e ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dënohet me burgim nga 2 deri në pesë vjet. Ky ashpërsim i Kodit Penal u bë rreth një vit më parë me kërkesën e Partisë Socialiste dhe me konsensusin e Partisë Demokratike. FONDET E PARTIVE Gjatë mbledhjes së djeshme, KQZ vendosi për paratë që përfitojnë partitë në bazë të rezultatit të 23 qershorit. Buxheti i shtetit ndan mes tyre në bazë të votave të marra, një fond perj 65 milion lekësh. Nga kjo shume zbritet fondi i dhënë paradhenie para zgjedhjeve për secilin subjekt nisur nga performanca në zgjedhjet e shkuara. Me përjashtim të LSi-së, PR-së dhe PDIU-së, të gjitha partitë e tjera garuese në zgjedhjet e 23 qershorit, duhet t’i kthejnë mbrapsht paratë, KQZ-së. PS e cila kishte marrë 20 milion lekë fond paradhënie nga KQZ, ndonëse rezultoi forca e parë e këtyre zgjedhjeve, duhet t’i kthejë këtij institucioni 3.5 milionë lekë. Kjo sepse më herët ishte gjobitur nga KQZ me 6 milionë lekë për mos respektim të kuotës së grave në lista. Ndërsa demokratët të gjobitur me 4 milionë për të njejtën arsye, duhet t’i kthejnë mbrapsht KQZ-së, 8.4 milionë lekë. Mbledhja e djeshme e KQZ–së, 8.4 milionë lekë.

EMRAT E 50 KOMISIONERËVE DHE NUMËRUESVE TË QARKUT LEZHË TË KALLËZUAR PENALISHT NGA KQZ 
1. Kallzim penal ndaj shtetasve me detyrë Kryetar, Zv/Kryetar, anëtarë dhe sekretar të KZAZ-së Nr.13 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë si më poshtë: 
Alketa Hoxha Kryetare 
Gjovalin Gjeloshi Zv/kryetar 
Gjergj Deda Anëtar 
Shaqe Marini Anëtar 
Lek Prendi Anëtar 
Vitore Palaj Anëtar 
Bardh Dedgjonaj Anëtar 
Aleksander Gjonmarkaj Sekretar 
2. Kallzim penal ndaj shtetasve me detyrë anëtarë, sekretar dhe numërues i parë Grupeve të numërimit të KZAZ-së nr.13 në Prokurorinë e Rrethit 
Gjyqësor Lezhë, si më poshtë: 
a) QV Nr.7051, numëruar nga Grupi i Numërimit Nr.3 të përbërë nga: 
Arben Doda Nr.i parë 
Gjergj Malshi sekretar 
Zef Jakaj Anëtar 
Prenç Ndoj Anëtar 
b) QV Nr.708, numëruar nga Grupi i Numërimit Nr.4 të përbërë nga: 
Lubo Dedgjonaj Nr.i parë 
Fran Zefi Sekretar 
Pashke Trashaj Anëtar 
Pjetur Marku Anëtar 
c) QV Nr.7081, numëruar nga Grupi i Numërimit Nr.5 të përbërë nga: 
Regjina Ujka Nr.i parë 
Pashk Froku Sekretar 
Edmond Ndreu Anëtar 
Kastriot Dosti Anëtar 
ç) QV Nr.725, numëruar nga Grupi i Numërimit Nr.2 të përbërë nga: 
Salvador Markbruka Nr.i parë 
Petrit Marku Sekretar 
Enkeleida Coli Anëtar 
Blenard Kotorri Anëtar 
d) QV Nr.762, numëruar nga Grupi i Numërimit Nr.3 të përbërë nga: 
Marije Deda Nr.i parë 
Edmond Palushi Sekretar 
B….. Margjeka Anëtar 
Zef Deda Anëtar 
dh) QV Nr.763, numëruar nga Grupi i Numërimit Nr.2 të përbërë nga: 
Petrit Ded Bardhi Nr.i parë 
Marta…… Sekretar 
(cilësia e fotokopjimit nuk mundësonte leximin e dy emrave të tjerë) 
e) QV Nr.764, numëruar nga Grupi i Numërimit Nr.1 të përbërë nga: 
Fran Zefi Nr.i parë 
Eduard Suta Sekretar 
(cilësia e fotokopjimit nuk mundësonte leximin e dy emrave të tjerë) 
ë) QV Nr.769, numëruar nga Grupi i Numërimit Nr.4 të përbërë nga: 
Lirika Golemi (Shaqir) Nr.i parë 
Pashko Trashaj (Dede) Sekretar 
(dy emrat e tjerë nuk janë në tabelën e paraqitur. Për dy emrat e evidentuar, 
emrat në kllapa janë të pasqyruar sikundër në tabelë) 
f) QV Nr.770, numëruar nga Grupi i Numërimit Nr.1 të përbërë nga: 
Fation Bushi Nr. i parë 
Nikolin Shqefna Sekretar 
Edison Kola Anëtar 
3. Kallzim penal ndaj shtetasve me detyrë Kryetar dhe Sekretar i Qendrave të 
votimit të ZAZ–së nr.15, në Prokurorinë ë Rrethit Gjyqësor Kurbin si më poshtë: 
a). Kryetar i KQV Nr.858 Tom Laska 
b). Sekretar i KQV Nr.8581 Sandër Nezha 
c). Kryetar i KQV Nr.859 Ded Prenga 
d). Sekretar i KQV Nr.8591 Fran Lleshi 
e). Kryetar i KQV Nr.860 Gëzim Zyba/BW/LSH/