|
|
e Mërkurë, 07 Shtator 2011 08:12 Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, pati një takim me ushtruesin e detyrës së PSSP-së, Farid Z
arif.
Zarif “ndër të tjera i përcolli kryekuvendarit Krasniqi edhe mesazhin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, në të cilin theksohet se OKB-ja nuk do të jetë pengesë në proceset aktuale që po zhvillohen në Kosovë. Në këtë frymë shprehet gatishmëria për zbatimin e Pakos së Ahtisaarit edhe në veri të vendit”.
Kryekuvendari Krasniqi vlerësoi kontributin që ka dhënë OKB-ja në zhvillimet demokratike në Kosovë dhe theksoi se ka ardhur koha që OKB-ja të përmbyllë misionin e saj në Kosovë.
“Në këtë takim bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se zbatimi i ligjit në gjithë vendin dhe bllokada që i vihet kontrabandës që vjen nga Serbia janë krejtësisht të ligjshme”, thuhet në njoftimin zyrtar nga takimi.