Lajme Shqip Thursday, 02 May 2013 14:56

VJENE- Klima e vështirë që karakterizon situatën parazgjedhore në Shqipëri shqetëson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila është përgatitur për të dërguar në Tiranë një mision të gjërë vëzhguesish.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve, Ansa e cila ka cituar Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zannier.

“Po ndjekim me shqetësim shenjat e një konflikti politik gjithnjë në rritje, në një kohë që ne presim një proces zgjedhor konkurrues në një situatë jo fort të lehtë”, shprehet ai për Ansën.

Sipas tij, shqetësimi ka të bëjë me qëndrime të caktuara që mund të minojnë stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Ne shpresojmë të mos ketë përdorim të toneve të tepruara nacionaliste që mund të destabilizojnë gjithë rajonin”, tha Zannier, ndërsa kujtoi që, “ Në Shqipëri OSBE ka investuar aq shumë dhe nuk është e gatshme të pranojë anullimin e këtij investimi”.(LajmeShqip.com)