|
|
e Martë, 20 Shtator 2011 16:28 Tiranë – Trajtimi i mbetjeve urbane, shtimi i hapësirave të gjelbra, lehtësimi i trafiku, për një jetesë më cilësore në kryeqytet, janë disa nga projektet e përbashkëta që Bashkia e Tiranës ka me OSBE-në.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, zhvilluan sot një takim, ku diskutuan për axhndën e përbashkët.
Krybashkiaku Basha, informoi ambasadorin Wollfarth mbi zhvillimet në Bashkinë e Tiranës dhe projektet zhvillimore të qytetit, si Plani Urbanistik, ndërhyrjet në infrastrukturë dhe çështjet e mjedisit.
“Fusha e përparësisë së bashkëpunimit me OSBE-në janë mbetjet, trajtimi i tyre dhe në tërësi çështjet e mjedisit që kanë të bëjnë me planifikimin e sipërfaqeve të gjelbëra të mëdha, krjimin e një parku të ri, ndërhyrje për gjelbërim në çdo lagje të Tiranës, lehtësimi i trafikut nga sheshi ‘Skënderbej’ deri tek rrethrrotullimi i doganës”, u shpreh Basha.
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, tha se ky bashkëpunim sheh të nevojshëm përfshirjen e shoqërisë civile dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për çështjet mjedisore dhe do të kontribuojë në cilësinë e jetesës në vend, duke realizuar konkretisht projektet për menaxhimin e mbetjeve, trafikun dhe shtimin e hapësirave të gjelbëra.
Ndër të tjera, Wollfarth thekosi se dhënia e lejeve të ndërtimit duhet të jetë transparente dhe një proces i garantuar, një aspeket që duhet të kryhet në përputhje me ligjin.
“Një cilësi jete më e mirë në Tiranë, është një cilësi jete më e mirë në Shqipëri”, u shpreh ambasadori Wollfarth.
