Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 11:06

Washington – Deklaratat e zyrtarëve serbë për ndarjen e Kosovës si një zgjidhje përfundimtare e problemit shqiptaro – serb në Ballkan, janë quajtur këtu në Washington joreale dhe të rrezikshme si nga zyrtarët, ashtu edhe nga analistë dhe njohes të zhvillimeve në

Ballkan. Zëvendësi i ndihmësekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Thomas Countryman, ka deklaruar se qëndrimi amerikan rreth ideve të ndarjes së Kosovës është i njejtë me atë në Prishtinë dhe të shumicës së vedeve të Bashkimit Evropian.

“Statusi i Kosovës është zgjidhur, kufijtë e saj janë të vendosur. Hapja e kësaj çështje është joreale, bile e rrezikshme, sepse asnjë nga kufijtë në rajon nuk është i shënjuar mbi bazë të shtrirjes etnike”, tha Countryman.

Ideja e ndarjes nga analistët në Washington është quajtur poashtu joreale, bile se “një veprim i tillë nuk do të ndalej vetëm në Kosovë, por do të rrezikonte stabilitetin rajonal, sidomos Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë.”

Zëvendësndihmësseketari Countryman, një ndër zyrtarët kyq të qeverisë amerikane për rajonin, pritet të largohet nga posti i tashëm duke u avancuar në një pozitë të re, atë të ndihmësekretarit për Siguri Ndërkombëtare dhe Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Ka pasur zëra që

diplomatin Countryman do ta zëvendësojë një tjetër njohës i zhvillimeve në Ballkan, ambasadori i tashëm amerikan në Maqedoni, Philip Reeker.