Lajme Shqip Wednesday, 22 June 2011 10:02

Prishtinë - Lëvizja Vetëvendosje organizon sot protestë me fillim nga ora 12:00 duke u nisur nga Bibloteka Kombëtare drejt ndërtesës së qeverisë së Kosovës, me moton “Kundër hajnisë”.

Sipas lëvizjes Vetëvendosje protesta organizohet për “manipulimin me tenderë, shitjen e ndërmarrjeve publike dhe marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë, për vjedhjen e territorit të Kosovës”.

Lëvizja Vetëvendosje beson se mijëra njerëz priten të mblidhen, të cilët do të nxjerrin jashtë xhepat e tyre si simbol i varfërisë së qytetarëve kosovarë, për shkak të hajnisë së pushtetit.