Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 15:44

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës ndërmjet asnjë vendi. Sipas VV, për Kosovën mund të ketë vetëm bashkim me Shqipërinë.

Sa u përket deklaratave të Presidentit serb, Boris Tadiq, i cili dha opcionin për ndarjen e mundshme të Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë, zyrtari i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, tha se Kosova nuk ka nevojë të ndahet, sepse ajo e tëra i takon Shqipërisë.

Sveçla tha se Tadiq po i bënë këto deklarata, në mënyrë që të ndikojë në dialogun që po zhvillohet në Bruksel dhe, i cili, sic tha ai, do të rezultojë me ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, ky nuk do të ishte kompromisi as i pari e as i fundit. Sveçla e ka kritikuar Qeverinë Thaçi, e cila, sipas tij, “është mësuar të bëjë kompromise”.