Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 14:01

Prishtinë – Me moton “Kundër Hajnisë”, Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë protestë paqësore më 22 qershor, kundër veprimeve të qeverisë. Vetëvendosja të mërkurën e ardhshme do të protestojë në mënyrë paqësore kundër, siç vlerëson ajo, hajnisë që po e bën qeveria duke vjedhur buxhetin përmes tenderëve, duke vjedhur pasurinë përmes privatizimit të egër dhe duke vjedhur territorin përmes negociatave me Serbinë.

Kështu deklaroi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke shtuar se me aktakuzat reja ndaj zyrtarëve publikë e shtetëror po i ngushtohet rrethi kryeministrit Thaçi, i cili, sipas tij, po mundohet që me këto forma ta mbetet në pushtet.

Kjo qeveri po e dëmton buxhetin, pasurinë dhe territorin e Kosovës. “Me këto veprime do t’i ngushtohet rrethi kryeministrit Hashim Thaçi, i cili po mundohet ta zgjasë postin e tij, duke e shitur PTK-në dhe duke hequr dorë nga veriu”, ka thënë Kurti në atë që është cilësuar konferencë e jashtëzakonshme shtypi.