Lajme Shqip Sunday, 02 June 2013 18:28

Prishtinë- Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, përmes një aksioni simbolik që është zhvilluar në hyrje të ndërtesës kryesore të PTK-së. 
Përfaqësues të saj kanë vendosur një pankartë para objektit qendror të PTK-së me të dhënat krahasuese midis PTK-së dhe kompanisë së përzgjedhur për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje publike – “Assos Capital”.
“Gjithë këto të dhëna flasin për një dallim shumë të madh midis PTK-së dhe AXOS. PTK është larg përpara kësaj kompanie qoftë në performancë biznesi, qoftë në vlerë asetesh, po ashtu edhe në shkallë profesionalizimi në fushën përkatëse. Por, krejt kjo logjikë përmbyset kur kuptojmë së është AXOS që e ka blerë PTK-në. Ndodh zakonisht përgjatë procesit që njihet si centralizim i kapitalit që kompania më e madhe, përmes mundësive më të mëdha konkurruese, ta fusë nën sqetull të voglën. Asnjë racionalitet, asnjë logjikë ekonomike nuk e shpjegon këtë transaksion absurd” është thënë nga VV. Për “Assos Capital”, është thënë se është një “kompani fantome, që paraqitet si mbulesë për paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të bandave që udhëhiqen nga kryeministri Thaçi”.