|
|
e Diel, 19 Gusht 2012 12:47 24 Prill 2013 11:58
18 Prill 2013 17:35
15 Tetor 2012 14:06
14 Shtator 2012 19:07
14 Shtator 2012 16:34
11 Shtator 2012 18:44
7 Shtator 2012 15:59
3 Shtator 2012 14:03
28 Gusht 2012 20:58
23 Gusht 2012 13:43
Rahovec – Kosova nuk mund të jetë shtet nëse serbet nuk heqin dorë nga lufta për Kosovën, ka thënë në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin. 
Ai gjatë qëndrimit në Rahovec, të shtunën, tha se serbët ende nuk e kanë mbaruar luftën për Kosovën, raporton KTV. Sipas tij e vërteta është se çështja e Kosovës është e rëndë, por jo pa shpresë.
“E vetmja mënyrë qe Kosova të jetë shtet është qe në të heqim dorë nga lufta për Kosovën dhe të themi se Kosova është shtet. Ende nuk ka lindur gojë serbe qe do ta thotë një gjë të tillë”, ka theksuar ai. Ndërsa ka kërkuar të dënohen “kryerësit e krimeve ndaj serbëve”. (LajmeShqip.com)