Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 10:11

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq bashkë me një pjesë të kabinetit të tij qeverisës sot fillon një vizitë disa-ditore në Moskë, gjatë së cilës ai do të takohet me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin, kryeministrin Dmitri Medvedev, si dhe anëtarë të qeverisë së këtij vendi.

Mediat serbe raportojnë se përveç temave me karakter ekonomik, Vuçiq do t’i kërkojë ndihmë aleatit të tyre historik që ta ndihmojë Serbinë në pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç është UNESCO, e deri te Organizata e Kombeve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

“Ne i jemi mirënjohës Rusisë për mbështetjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, UNESCO dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare në të cilat na ka ndihmuar për ta mbrojtur dhe për ta ruajtur integritetin tonë dhe integritetin e shtetit tonë”, ka thënë dje Vuçiq në një konferencë për shtyp.