Lajme Shqip Sunday, 23 June 2013 09:44

Tiranë -(E plotësuar) 

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka vlerësuar pjesëmarrjen e lartë të votuesve, si besim ndaj qeverisë shqiptare.
Ndërkohë Berisha duke folur për incidentin në Laç, ka thënë se prokuroria duhet “të administrojë deklaratat e Ramës dhe Metës”, pasiqë sipas tij, nëse dikush thotë se ka pasur indikacione se një incident i tillë mund të parandalohej, ai ka thënë se me deklarata të tilla duhet të merret drejtësia.
“Prokuroria të merret me deklaratat e Metës dhe Ramës”, ka thënë Berisha nga selia e PD-së.

 

KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 43,18% e zgjedhësve

Deri ne oren 16.00 kane votuar 43,18% e shqiptareve. Kjo eshte shifra zyrtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, e cila i referohet te dhenave te te derguara nga te gjitha qarqet ne vend.
Sipas te dhenave te KQZ deri ne oren 16.00 numri total i njerëzve që kanë votuar në qëndrat nga të cilat ka të dhëna 33.907, shkruan ” Panorama”.
Te dhenat nderkohe jane duke u perpunuar dhe hedhur ne faqen zyrtare te KQZ-se.
Deri ne oren 16.00

Kukes, 39,84%
Tirane, 46,84%
Korce, 47,21%

 

Deri ne oren 13.00 kane votuar 35, 24% e shqiptareve. Kjo eshte e dhena zyrtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Sipas te dhenave te KQZ, informacionet jane deri në orën 13:00 për qarkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës ndërsa të dhënat për qarqet e tjera janë deri në orën 10:00.

Kështu në qarkun Tiranë nga 785.086 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 5.546 votues ose 34,97%, në qarkun e Gjirokastrës nga 122.039 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 9.290 votues ose 35,41%.

Mediat ndërkombëtare alarmojnë për zgjedhjet 

Agjencia gjermane e lajmeve DPA vazhdon të editojë lajme mbi zgjedhjet në Shqipëri. Pak para orës 14:00, DPA njoftoi për atmosferën e acaruar që po mbretëron në këtë vend. “Të shtëna, rrahje, manipulime dhe akuza të rënda të opozitës: zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të cilat nga SHBA-të dhe BE ishin cilësuar si test demokracie, të dielën pjesërisht dolën jashtë kontrollit. Në qytetin e Laçit (35 kilometra në veri të Tiranës) u vra një përfaqësues i opozitës së majtë. Një kandidat i qeverisë u plagos. Në qytetin port të Vlorës, në jug të Shqipërisë, një shpërthim shkatërroi veturën e një sekretari lokal të Partisë Socialiste”.
Më tutje DPA shton: “Politikani i opozitës së majtë Ilir Meta tha se në disa vendvotime në veri të vendit ‘kriminelët e armatosur dhe banditët’ po kërcënojnë zgjedhësit me urdhër të qeverisë. Sipas tij policia rajonale dhe lokale po i lejon ata të veprojnë dhe nuk po ndërhynë. Nga shumë lokalitete të vendit u bë e ditur për rrahje para lokaleve zgjedhore. Vëzhguesit e pavarur flasin për parregullsi masive. Sipas tyre zgjedhësit ishin lejuar të votojnë pa dokumente personale. Disa vendvotime u hapën me vonesë disaorëshe. Disa zgjedhës votuan për mbarë familjen. Në një rast procesi i votimit u ndërpre, sepse kishte më shumë zgjedhës se sa fletëvotime. Deri në mesditë votuan 23,5 për qind të 3,3 milionë zgjedhësve”.

Dhuna shoqëron zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Vritet aktivisti i opozitës, e cila është në epërsi. Më parë garda e Berishës kishte vrarë katër protestues.

Reuters: “Të shtëna vdekjeprurëse para një lokali të zgjedhjeve të dielën kanë hedhur hije mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Një aktivist i opozitës u vra, sipas të dhënave të policisë, kur në Laç, në veriperëndim të vendit, ndodhi në shkëmbim zjarri. Një kandidat i Partisë Demokratike në qeveri dhe një person tjetër u plagosën. Në këto zgjedhje socialistët po përpiqen ta largojnë qeverinë e Sali Berishës, i cili tashmë dy mandate gjendet në pushtet. Sipas anketave opozita nën drejtimin e ish-kryetarit të Tiranës, Edi Rama, është në epërsi. (…) Ndërkombëtarët më pak i kushtojnë vëmendje rezultatit dhe më shumë rrjedhës së zgjedhjeve. Bashkimi Europian i quan votimet test për institucionet demokratike të vendit. Para katër vitesh Shqipëria ka bërë kërkesë për anëtarësim në BE, por deri më sot nuk ka marrë statusin e kandidatit”.

AFP: “Shqiptarët të dielën po zgjedhin një parlament nën hijen e një përleshjeje me armë afër Tiranës, e cila duket se ishte e motivuar politikisht. (…) Zgjedhjet konsiderohen si vendimtare për gjasat e vendit për të marrë statusin e kandidatit të BE-së. Afër një lokali zgjedhor u vra me plumba një aktivist i opozitës së majtë, siç u tha nga rrethi i Ramës. (…) Që nga rrëzimi i aparatit komunist në vitin 1990 ky shtet ballkanik nuk ka përjetuar asnjë palë zgjedhje pa probleme, edhe zgjedhjet e vitit 2009 përfunduan me një krizë politike. (…) Lideri i opozitës Rama ka denoncuar parregullsitë në regjistrin e votuesve dhe i ka akuzuar demokratët në qeveri se po blejnë vota”.

DPA: “Menjëherë pas fillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri shpërtheu dhuna e përgjakshme. Në qytetin e Laçit, 35 kilometra në veri të Tiranës, të dielën në mëngjes u vra nja aktivist opozitar. (…) Dy persona të tjerë u plagosën. (…) Në qytetin jugor të Vlorës menjëherë pas hapjes së vendvotimeve një shpërthim shkatërroi veturën e sekretarit të Partisë Socialiste. (…) Pas zgjedhjeve të fundit sistemi politik u bllokua për një vit e gjysmë për shkak të supozimeve për mashtrime në zgjedhje. Katër veta u vranë nga garda e Berishës në një demonstratë”.

 

Të dhëna kontradiktore rreth pjesëmarrjes në votime

 

Nga selia e PD-se, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka bere me dije se  ka shkuar në 36% niveli i pjesëmarrjes në votime në gjithë Shqipërinë deri në orën 14.40. 
Këtë e ka deklaruar kandidatja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu nga selia e PD-së. 
“Jam këtu të ndaj lajmin e mirë të pjesëmarrjes në votime, e cila është 36% ose 4 % më shumë se e njëjta kohë në zgjedhjet e vitit 2009”, tha Bregu, duke ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime dhe në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje subjekteve të tjera politike që të presin me qetësin dhe në mënyrë të përgjegjshme verdiktin e popullit. 
Sipas Bregut, sot është dita që të dëgjohet zëri i qytetarëve, vota e të cilëve do të jetë për mirëqënien dhe integrimin evropian.
Nderkohe më heret, të dhëna për pjesëmarrjen ka dhënë Koalicioni i Vëzhguesve Vendore.  Rreth 23, 5% është votueshmëria në shkallë vendi sipas Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, të cilët kanë bërë daljen e parë për shtyp rreth orës 12.20. Duke u mbështetur mbi raportimet e vëzhguesve në terren, Koalicoini i Vëzhguesve Vendorë deklaron se gjatë procesit të sotshëm janë vënë re një sërë problemesh, si hapje me vonesë e qendrave të votimit, ngatërresa me vendosjen e kapakëve të kutive, mungesa e materialeve zgjedhore, bllokim procesi nga ana e komisionerëve, orientim votimi, një numër më i vogël fletësh votimi në raport me numrin e zgjedhësve, votim familjar dhe janë ndeshur edhe raste votimi pa mjet identifikimi.

 

12 incidente në të gjithë shtetin 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Shqipëri, ka publikuar raportin e ngjarjeve penale dhe incidenteve që janë regjistruar gjatë ditës së sotme.

Në deklaratën e bërë sipas tyre rezultojnë 12 incidente në gjithë vendin, ku njëri dihet me vrasje.

 

E djathta apelon për qetësi, e majta akuzon Berishën 

Presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Sali Berisha, kanë ftuar shqiptarët që të tregojnë përgjegjësi dhe maturi duke dalur masivisht në votime. Ndërsa, as presidenti as kryeministri nuk kanë komentuar incidentin në Laç, liderët e së majtës, Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë dënuar aktin duke e bërë përgjegjës Berishën, transmeton Telegrafi rrjedhën e procesit zgjedhor në Shqipëri.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka votuar në orën 10.00 qendrën 17 66/2 në shkollën “Andon Zako Çajupi” , shoqëruar nga bashkëshortja e tij Odeta dhe djali i tyre, që voton për herë të parë.
Për presidentin e vendit, kjo është një dite tërësisht e qytetarëve.
“Ftoj shqiptarët të tregojnë maturi, qetësi, përgjegjësi civile duke votuar masivisht, duke respektuar maksimalisht rregullat e votimit, komisionerët dhe administratën zgjedhore, duke respektuar rendin në gjithë vendin e qendrat e votimit” tha Nishani.
Ai ne mënyrë të veçantë ka uruar ata që votojnë për herë të parë, duke thënë se ata në familje kane një votues për herë të parë, djalin.
“U them, paçin dorën e mbarë për fatet e vendit”, tha Nishani.
Ai ka uruar që të mos shënohen incidente. “U bëj apel qytetarëve dhe u kujtoj që partitë dhe ideologjitë janë të ndryshme, por Shqipëria dhe e ardhmja e saj është një. Qetësi, maturi, ne votojmë për parti të ndryshme por jemi të gjithë një, shqiptarë”, tha ai.
Kryeministri Sali Berisha ishte i pari ndër politikanët shqiptarë që votoi në këtë ditë zgjedhjesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, kryeministri ftoi të gjithë votuesit që të marrin pjesë në proces, ndërsa siguroi se vota e çdo qytetari do të respektohet plotësisht.
“Ftoj të gjithë shqiptarët që të votojnë sepse këto zgjedhje janë përcaktuese për katër vitet që vijnë. Uroj ata që votojnë për herë të parë, si dhe falënderoj emigrantët që kanë ardhur në Atdhe për të ushtruar këtë të drejtë”, tha Berisha.
Kryeministri bëri thirrje për çdo anëtar partie, çdo simpatizant dhe mbështetës që ta shndërrojnë këtë ditë në një ditë feste dhe mirëkuptimi.
Këtë mesazh Berisha e dha, në një kohë kur në Laç është regjistruar një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një përkrahësi të LSI dhe plagosjen e një kandidati të Partisë Demokratike.
“Ende nuk kam marrë informacionin e duhur për këtë incident, por do të bëj një prononcim tjetër pasi të marr informacionin e plotë”, tha Berisha.
Dy liderët e së majtës, Rama dhe Meta kanë dënuar ngjarjen e rëndë në Laç. Ata bëjnë përgjegjës kryeministrin Berisha, i cili, siç thonë ata ka qenë të paralajmëruar. Rama dhe Meta u shprehen se nuk do të lejojnë që këto akte kriminale të manipulojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Dje në mesnatë Unë kam qenë në qytetin e Lezhës dhe kam takuar disa mbështetës të LSI, të cilët ishin sulmuar nga banditë të PD-së. Po ashtu kam takuar drejtorin e Policisë së Lezhës dhe drejtorin e Policisë së Përgjithshme, Burgaj dhe kam kërkuar që policia jo vetëm të distancohet nga aktet e dhunshme, por të marrë masat për mos derdhje gjaku. Policia është vënë në funksion të qeverisë në funksion të manipulimit të zgjedhjeve”.
“Sali Berisha duhet ta dijë mirë këtë histori, me bandit e me gjak nuk qëndron dot në pushtet, ne jemi këtu për të shmangur incidentet. Sali Berisha nuk është më kryeministri i shqiptarëve. Ai nuk do të qëndrojë në pushtet me gjak. Nuk i mbron dot banditët e tij . ne kemi marrë të gjitha masat që në të gjithë Shqipërinë të votohet”, tha Meta në Laç.
Ndërsa, Edi Rama ka thënë se drejtori i Policisë duhet të ndahet përfundimisht nga ky flirt i patolerueshëm me forcat kriminale dhe ta ndajë policinë nga ky bashkëpunim duke e vënë në shërbim të qytetarëve dhe zgjedhjeve.
“Është një domosdoshmëri, sepse e kemi hasur këto orët e fundit një përpjekje të tillë, sepse ata e kanë kuptuar që edhe veriu do të vendosë bashkë me pjesën tjetër të vendit për ndryshim. Fatkeqësish ka pasur humbje jete të pafajshme. Por edhe tani që po flasim, policia nuk është ende në krye të detyrës dhe forca kriminale me mbështetjen e policisë së shtetit, janë hedhur në një operacion në orët e para të mëngjesit”.
“Megjithatë, ne jemi këtu për të apeluar pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje pasi nuk ka asgjë që ndryshon fatin e këtyre zgjedhjeve dhe jemi të vendosur e të organizuar kudo për të mbrojtur çdo votë.
Këto janë përpjekje për të trembur njerëzit, për të larguar nga kutitë qytetarë, për të diktuar një vullnet që është minoritar dhe nuk mund t’i kundërvihet vullnetit të popullit shqiptar. E pra, edhe njëherë: Qetësi, pjesëmarrje, durim edhe në radhë të gjata. Kudo nëpër Shqipëri kemi informacion se ka derdhje të njerëzve, edhe këtu në Laç, edhe këtu në zonën e Kurbinit ne do të garantojmë votën e popullit. Ju lutem qytetarëve të dalin familjarisht në votim se nuk ka forcë që të ndalë votën e tyre”, tha Rama në Laç.

 

 

 Meta: Berisha nuk ikën dot pa gjak

 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta qëndruan në Laç pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur një përkrahës i LSI-së.

 

“Kjo është një përpjekje për të trembur njerëzit dhe për të ndryshuar vullnetin e popullit shqiptar. Ne do të garantojmë votën e vullnetit të popullit. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zgjedhjeve”, tha Rama.

Ndërsa Meta kërkoi marrjen e masave për të ndaluar përgjegjësit, kurse bëri një akuzë të rëndë për policinë, që po mbështet kriminelët.

“Policia e Shtetit është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve në favor të Partisë Demokratike. Sali Berisha nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. Do të mbrojmë votën në Laç, Mamurras dhe gjithë Shqipërinë”, tha Meta./koha/ 

 

 

Vritet përkrahësi i LSI-së në Laç

 

 Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe një tjetër është plagosur.

Njoftime paraprake ende jozyrtare bëjnë të ditur se jashtë qendrës së votimit në shkollën “At Shtjefën Gjeçovi”, 53-vjecari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Po ashtu mësohet se i lënduari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur është përkrahës i Partisë Demokratike.Një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen.

 

Hapen qendrat e votimit

 

http://www.lajmeshqip.com/kombetare/hapen-qendrat-e-votimit-per-3-271-885-votues-shqiptare

./TCH/Koha/ LSH/